Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jahjaga rrëfen për ndihmën që mori Kosova për spital të fëmijëve

Ish-presidentja Atifete Jahjaga në emisionin SOT në KTV ka rrëfyer për përpjekjet e saj që të siguronte donacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e Spitalit të Fëmijëve “Sheikha Fatima”, i cili u inaugurua të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ka thënë se ka pasur shumë emocione kur është bërë inaugurimi i spitalit.

“Ishte jashtëzakonisht ndjenjë e mirë. Patjetër që ishte ndjenjë emocionuese. Ishte lloj kurorëzimi i punës së jashtëzakonshme disavjeçare. Zgjoi momente reflektimi që nga koha e negociatave kur kanë filluar. Ka qenë një nga bisedat e para në kohën kur vizitova për herë të parë Emiratet”, ka thënë ajo teksa e ka quajtur spitalin si ndër modernët në rajon.

Për negocimin për sigurimin e këtij donacioni, Jahjaga ka thënë se ka pasur përkrahje të fuqishme nga Emiratet e Bashkuara.

“Proceset e negociatave s’janë aq të lehta, por fati ka qenë shumë i madh që ne kemi pasur të bëjmë me një shtet mik, shtet i cili ka ofruar gjithmonë përkrahje të fuqishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. përkrahja e tyre s’ka filluar etëm me këtë spital, por që nga ofrimi i ndihmave si refugjatë në Kukës... me ndërtimin e spitalit ‘Zayed’ në Vushtrri e më pas është vazhduar me ndërtimin e këtij spitali. Unë e falënderoj nënën mbretëreshë e familjen mbretërore që t’u përgjigjen kërkesës sime për t’u dalë në ndihmë të gjithë pacientëve në Kosovë”, ka vazhduar Jahjaga që ka theksuar se me ndërtimin e këtij spitali “do të kursehen miliona euro të familjeve kosovare që kanë dërguar fëmijët për shërim jashtë vendi”.

Edhe pse plani ishte që ky projekt të finalizohej më 2018, Jahjaga ka thënë se çështjet teknike janë jashtë kompetencës së saj.

Edhe Inaugurohet Spitali i Fëmijëve, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe Arbëri Inaugurohet Spitali i Fëmijëve, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Duke folur për çështje të tjera, ish-presidentja ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19.