Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jahjaga në Londër kërkon që statusi i viktimave të dhunës seksuale të njihet nga OKB

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kosovës i duhet një mbështetje më e madhe e shteteve aleate në njohjen ndërkombëtare të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Kosovës i duhet mbështetje e fuqishme në njohjen e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në nivel të Kombeve të Bashkuara”, tha Jahjaga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto komente ajo i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e publikimit të edicionit të dytë të Protokollit Ndërkombëtar mbi Dokumentimin dhe Hetimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Lansimi i këtij protokolli u bë nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, në kuadër të shënimit të pesë-vjetorit të Iniciativës për Parandalimi e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Iniciativa ishte nisur në vitin 2012 nga Sekretari i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Lord Willliam Hague of Richmond dhe e Dërguara Speciale e UNHCR-it, Angelina Jolie.

Presidentja Jahjaga po ashtu mori pjesë në një takim të përbashkët me panelistët të udhëhequr nga Baronesha Anelay, me të cilën pastaj e zhvilloi një takim të ndarë ku u bisedua veçanërisht për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrat për të ndërkombëtarizuar këtë çështje.

Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 janë dhunuar seksualisht mbi 20,000 gra e burra.

Mbretëria e Bashkuar është një prej mbështetësve më të zëshëm të Kosovës në adresimin e çështjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në arenën ndërkombëtare.

Në ngjarjen e së hënës u paralajmërua një takim tjetër ndërkombëtar për vitin 2019 ku pritet të rishikohen zotimet e bëra në Samitin e Londrës për Dhënien Fund të Dhunës Seksuale në Konflikt të mbajtur në vitin 2014, dhe shikimi i mundësive për nxitjen e veprimeve ndërkombëtare në këtë fushë.