Fshati Stubëll i komunës së Vitisë, prej nga vjen 77-vjeçari që rezultoi pozitiv sot me koronavirus, është izoluar tërësisht.
Këtë e konfirmoi për KOHËN Sokol Haliti, kryetari i komunës së Vitisë.
Sipas Halitit, familja e të infektuarit, që i kishte qëndruar gjatë gjithë ditës afër, është duke u kontrolluar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Haliti tha se 77-vjeçari ka hyrë në Kosovë nga Italia, dhe sipas tij, dyshohet se ditët e fundit ka qenë në një meshë që është organizuar atje.
“Ne po marrim masa konform situatës, pas dy rasteve pozitive. Kemi punuar gjatë gjithë ditës megjithatë tash, i gjithë fshati është në karantinë. Ai (77-vjeçari i prekur me koronavirus) ka ardhur nga Italia dhe kemi informacione që ka qenë në një meshë”, tha Haliti.
Edhe
Njëvjetori i pandemisë në Kosovë me rritje rastesh e pa vaksinë
Sipas Haliti, aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë.
“Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët e shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera. Tërë ditën punëtorët tanë janë futur në karantinë, janë dezinfektuar klinikat dhe po merren masat e nevojshme”, tha Haliti.
-
Korisha futet në karantinë, 70-vjeçarja e infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore
-
KK i Vitisë ndan 100 mijë euro për luftimin e pandemisë COVID-19
-
I infektuari nga Janjeva thotë se u kthye prapa nga Infektivja - mund të ketë infektuar të tjerë
-
Një javë pas izolimit, testohet ekipi mjekësor i Vitisë