Anëtari i Kryesisë së BeH, Bakir Izetbegoviq, deklaroi se ai e Dragan Çoviq, kryesues i Kryesisë së BeH-së, kemi qëndrime të ndryshme ndaj çështjes së njohjes së Kosovës dhe të mos i deklarojë si qëndrime të përbashkëta.
Kështu, Izetbegoviq sqaroi reagimin e tij në konferencën me media të delegacionit të BeH-së dhe të kryetarit serb Vuçiq.
Tutje, për Al Jazira për Ballkan, Izetbegoviq sqaroi për sjelljen e tij në konferencën e tij në konferencën me media.
“Arsyeja që kam ndërhyrë në mes të deklaratës së Çoviqit është se ai para 15-20 ditësh në media deklaroi se çështja e Kosovës duhet lënë Serbisë. Edhe atëherë kam reaguar sepse nuk mund të bisedohet me mua për këto çështje me një ton të tillë, pastaj ai përsëriti në mbledhjen e përbashkët, ku menjëherë jam distancuar”, deklaroi Izetbegviq, transmeton RTK.
Veç tjerash, Izetbegoviq thekson në intervistë për Al Jazira, “e kam lutur Çoviqin që të mos deklarojë mendimin e tij si qëndrim i përbashkët të BeH, sepse unë mendoj ndryshe, ndonëse ne duhet të marrim parasysh qëndrimet, jo vetëm të Beogradit, por edhe të Prishtinës dhe të BE-së për këtë çështje.
Edhe
Si ndërhyri Izetbegoviq i BeH-së kur u përmend Kosova në Beograd
Ndërkaq anëtari tjetër i Kryesisë së BeH-së, Mlladen Ivaniq, deklaroi se mospajtimet në konferencën për media pasqyron qartë gjendjen në BeH.
“Nuk di se a duhet të merrem me qëndrimet e Ivaniqit, por që këtu bëhet fjalë për nevojën e konfirmimit të sovranitetit kur është fjala për marrëdhëniet ndërkombëtare, për politikën e BeH për çështjet ndërkombëtare”, shtoi Bakir Izetbegoviq, anëtar i Kryesisë së BeH.
-
Izetbegoviq paralajmëron njohjen e Kosovës nga Bosnja, serbët kategorikë kundër
-
Hovenier: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke, Kosova është e pavarur, nuk është pjesë e Serbisë
-
Izetbegoviq: Kosova e Republika Srpska nuk mund të krahasohen
-
“Nëse për ju Kosova nuk është Serbi, as për ne Republika Serbe nuk është Bosnjë”!