Përfaqësuesi i kompanisë italiane “Prima Produzione Europe Di Alkekengi Physalis”, Pierpaolo Cavaglieri, po qëndron në Kosovë. Atë e ka pritur sot zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi. Sipas njoftimit për media, tanimë ka filluar konkretizimi i investimit në Kosovë nga sipërmarrës italianë.
Pierpaolo Cavaglieri tha se është i kënaqur me punët rreth projekteve të reja në Kosovë.
“Është një projekt i ri dhe i vetmi në Evropë që po mundohemi ta jetësojmë edhe në Kosovë. Ky projekt ka të bëjë me fushën e bujqësisë dhe i përket zhvillimit të agrokulturës, konkretisht frutit Alkekengi dhe ne jemi të parët në botë”, ka thënë ai.
Kultivimi i këtij produkti është shumë profitabil për fermerët e Kosovës dhe ne do të sjellim fabrikën nga Italia në Kosovë për përpunimin e këtij produkti, ndërsa fermerët e kanë të siguruar tregun e shitjes.
Në njoftim theksohet se ata u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë me koordinimin e aktiviteteve konkrete deri në finalizimin e projektit.
{gallery}