Ministrja e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta, është zotuar se Italia do të vazhdojë të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e saj me trajnime në fushën e logjistikes.
Trenta sot u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me të cilin bisedoi për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në Ballkan dhe për procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri.
“Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme, që Italia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës. Me mbështetjen tuaj dhe të vendeve të tjera të NATO-s, Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë një forcë shumetnike, profesionale dhe me standarde të NATO-s”, ka thënë Thaçi.
Thaçi dhe Trenta, kanë biseduar edhe për përkrahjen që do ta marrë Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Memorandumit të Bashkëpunimit, që sot është nënshkruar nga të dyja shtetet.
-
Haradinaj kërkon mbështetjen e Italisë për transformimin e FSK-së në Ushtri
-
Ministri italian i Mbrojtjes pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë
-
Maqedonci pret homologun italian, pajtohen se integrimi i Ballkanit në NATO do të krijonte stabilitet
-
Osmani takon Melonin, potencon rolin e Italisë në përkrahjen e Kosovës
-
Osmani dhe Maqedonci flasin për avancimin e FSK-së me standardet e NATO-s