Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, e ka quajtur dezertor të drejtësisë, ish-prokurorin Elez Blakaj.
Ky i fundit dha dorëheqja nga puna në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe aktualisht ndodhet në SHBA. Isufi në një postim të tij në Facebook thotë se kjo listë, i ngjason me listën e përgatitur nga UDB-ja e regjimit të Miloshqeviqit.
Postimi i plotë i Ahmet Isufit në Facebook:
Mbane kokën lartë gjithmonë veteranē të lirisë.
Lista e Elez Blakajt, prokurorit dezertor të drejtësisë, më ngjasoi më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit.
Edhe
Ish-prokurori Blakaj: Kosova s’e ka luksin të mbetet peng i individëve që janë në sistemin prokurorial e gjyqësor
Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut.
Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit (Fisit) u çudita pse nuk ishte edhe emri im sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës, për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irituar edhe për të gjithë juve që gjendeni në këtë listë .
Bashkëluftëtarë e veteranë, ju nuk keni luftuar as për famë as për benificione por, as nuk keni luftuar për një ‘drejtësi’ të padrejtë që fyen dinjitetin tuaj.
Ky dezertor dhe ky manipulues i drejtësisë iku nga atdheu dhe la turpin prapa.
Edhe
Prokurori Blakaj flet për “brigadat dhe invalidët e pasluftës” si dhe “UDB-ashët e UÇK-së”...
Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.
Turpi i mbuloftë të gjithë ata që fyejnë vlerën më të shenjtë të lirisë-UÇK-në.