Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ismaili premton mbështetje për QKMF-të dhe forcimin e Kujdesit Primar Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka takuar drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në nivel vendi.

Qëllimi i këtij takimi, përveç rolit njoftues me problematikat dhe nevojat e kujdesit primar shëndetësor, ishte edhe krijimi i urave të bashkëpunimit dhe evidentimit të mënyrave se si Ministria do të mundë t’i ndihmojë ato.

Ismaili tha se përmes forcimit të kujdesit primar do të synohet që shërbimet cilësore të arrijnë sa më afër qytetarëve, pavarësisht vendbanimeve ku ata jetojnë.

Për të arritur deri te këto shërbime, Ismaili ofroi mbështetjen e tij dhe të Ministrisë, kurse kërkoi nga drejtorët e QKMF-ve që të krijojnë një listë të prioriteteve, për të cilat Ministria do të mundë t’u ndihmonte me fonde.

Në anën tjetër, drejtorët e QKMF-ve e vlerësuan fillimin e këtyre takimeve me ministrin Ismaili, përmes të cilave ata thanë se do të arrijnë deri te plotësimi i nevojave të tyre.

Artikuj të ngjashëm