Vlora Hyseni, ish-zëvendësdrejtorershë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e shkarkuar nga kjo pozitë në qershor të vitit 2021 dhe e propozuar para 11 ditësh për udhëheqëse të Shërbimit Informativ të Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes avokatit për raportimin rreth rastit të saj në KTV.
Ajo ka konfirmuar shkarkimi i saj nga pozita e zëvendësshefes, siç edhe ka raportuar Koha, dhe ka shtuar se ka vazhduar punën në AKI në një pozitë tjetër edhe dy muaj e 13 ditë kur ka dhënë vetë dorëheqje. Avancimi në karrierë e ka përmendur si arsye të dorëheqjes, por nuk ka folur për arsyet e shkarkimit nga pozita. Ka thënë se ka marrë rekomandim pozitiv nga institucionet e sigurisë të Kosovës, andaj i ka cilësuar të pasakta e qëllimkëqija raportimet e deklaratës së deputetit demokrat të Kuvendit të Shqipërisë që arsye të shkarkimit të saj ka përmendur “rrjedhjen e informacioneve”.
Sikurse Hyseni në reagim, ashtu edhe Presidenca e Kosovës e Qeveria nuk i kanë dhënë arsyet e shkarkimit në vendimin e nxjerrë më 2021, dhe nuk i kanë dhënë as kur u janë kërkuar nga KOHA.
-
Kryespiunia kosovare drejt SHISH-it
-
Arrest shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it në Shqipëri, në Kosovë qe shkarkuar nga AKI-ja
-
Opozita në Shqipëri do skanimin e të shkarkuarës nga AKI-ja që u propozua për SHISH
-
E shkarkuara nga AKI-ja propozohet për të udhëhequr Shërbimin Informativ të Shqipërisë
-
Rama për rastin e Vlora Hysenit: Masë ekstreme, por çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund