Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-punëtorët protestojnë, kërkojnë kthimin në KEK

Ka më shumë se një vit që nuk kanë marrë paga. Kjo i nxori për herë të katërt në rrugë punëtoret e shoqërisë aksionare “Ushqimi shoqëror”, që përgatisin ushqim në mensat e KEK-ut.

Arsye për këtë, sipas tyre, është moszbatimi i kontratës nga KEK-u, e cila skadon më 24 qershor.

“Tenderimet janë në pyetje. Prej 13 marsit 2020 na kanë larguar padrejtësisht, na kanë dërguar pandemia. E kanë gjetur arsyen po i renovojmë menazat. Menazat janë rinovuar, tash po pritet me dal tenderi. Është ka përgatitet për një kompani. Ku jena ne. 40 punëtorë jemi”, tha Sylejman Hashani, nënkryetar i Sindikatës “Ushqimi shoqëror”.

Hashani thotë se për punën që e ka bërë si kuzhinier është paguar me pagë prej 100 eurosh. Ndërsa shton se menaxheri i ndërmarrjes nuk iu është lajmëruar punëtorëve që kanë mbetur pa paga për më shumë se 1 vit.

Dek 2: Remzije Isufi, Kryetare e Sindikatës së “Ushqimit shoqëror”

Edhe Rreth 40 punëtorë të angazhuar privatisht në KEK ankohen se marrin shumë më pak sesa paga minimale Arbëri Rreth 40 punëtorë të angazhuar privatisht në KEK ankohen se marrin shumë më pak sesa paga minimale

“Gjatë pandemisë kemi mbetur pa punë. Ma nuk na kanë marrë parasysh dhe nuk kemi m’i ndalë protestat deri të na marrin parasysh. Për 4 vjet e kemi pasur tenderin. Një herë kemi pasur takim me zëvendësministrin, por s’ka asgjë. 24 qershor na skadon kontrata e tenderit”, tha Remzije Isufi, kryetare e Sindikatës.

Në përkrahje të këtyre punëtorëve, të cilët deri më 2006 kanë qenë nën ombrellën e KEK-ut, ka dalë edhe nënkryetari i Sindikatës së Re të punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

“Kërkesa e punëtorëve është që të kthehen në KEK. Ne si sindikatë i përkrahim këta punëtorë për t’u kthyer në KEK. Na prej qeverisë jemi duke kërkuar dhe kemi pasur takim me zëvendësministren e Zhvillimit Ekonomik dhe na ka premtuar se do të shikojë procedurat e ligjshme që këta punëtorë të kthehen në KEK por nuk ka vendim të tillë ende as nga Bordi as nga Ministria”, deklaroi Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut.

Ndërsa KEK-u në një përgjigje për KOHËN ka thënë se kontrata ka skaduar dhe se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga kjo shoqëri aksionare.

Edhe Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të LAJMET E MBRËMJES Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të

“Duke pas parasysh situatën e pandemisë (ku shumicën e kohës nuk ka punuar gastronomia) si dhe gjendjen e rënduar të kuzhinave, KEK ka shfrytëzuar këtë situatë duke i renovuar kuzhinat me starndardet më të larta. Për më tepër, bazuar në ligjet në fuqi, KEK është e interesuar që të sigurojë ushqim sa më cilësorë për punëtorët e saj”.

Ndërkohë, punëtorët e shoqërisë aksionare “Ushqimi” kanë protestuar edhe para Qeverisë.