Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë ka pasur një ndërhyrje kirurgjike.
Ai ka thënë se tash po ndjehet më mirë dhe se për pak kohë do t’u kthehet aktiviteteve të përditshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dashur miq, ju falënderoj të gjithëve për kujdesin dhe kurajën që më dhatë që të kapërcej këto ditë një sfidë te papritur shëndetësore”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
“Tani ndjehem mirë dhe për pak kohë do t’u kthehem aktiviteteve të përditshme. Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor të udhëhequr nga Dr.Besnik Kojçiqi për ekspertizën e treguar për shërimin tim”, ka shtuar ai.