Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik

Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni të mërkurën. 

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka kaluar në intervenim kirurgjik për heqjen e tëmthit. 

Sipas zyrës, presidentja qysh të enjten i kthehet ushtrimit të detyrës. 

Njoftimi i plotë: 

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.