Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka mbajtur sot një takim me kreun e kësaj partie Isa Mustafa.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përgjegjësi në LDK, për të mirën e partisë dhe të Kosovës.
“Kisha një takim me kryetarin Mustafa, biseduam për problemet aktuale që janë, flas në kuptimin e mobilizimit politik të përgjithshëm për zgjedhjet. Duhet gjetur shtegun më të mirë të mundshëm për të pasur një proces që të përfundojë mbarë”, ka deklaruar Sejdiu.
Tutje ai ka shtuar se, “kam shpreh gatishmërinë time që të marrë përgjegjësitë e duhura për të udhëhequr LDK-në, për të mirën e këtij subjekti politik dhe për të mirën e vendit. Ishte një bisedë korrekte me Mustafën”.
Artikuj të ngjashëm
-
Sejdiu: Mustafa e ka drejtuar LDK-në vetëm me humbje
-
Sejdiu thotë LDK-ja duhet të zgjedh kryetarin në mënyrë të lirë dhe demokratike
-
LDK-ja mbledh Kryesinë, dy ditë para zgjedhjeve të brendshme
-
Sejdiu e Haziri të gatshëm të drejtojnë LDK-në, por ende asnjë kandidaturë nuk është bërë zyrtare
-
Mustafa para Kuvendit të LDK-së: Problemet nuk zgjidhen me tifozllëk, përgjegjësia është çështje etike