Komuna e Prishtinës ka filluar punimet për adaptimin e ish-objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, në lagjen Tophane, në Qendër Kulturore – Sociale për të moshuar, raporton KTV .
I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, tha se qëllimi krijimit të kësaj qendre është ofrimi i shërbimeve falas ose me kosto të përballueshme për pensionistët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij kjo qendër do t’u shërbej pensionistëve për të kaluar kohën e tyre të lirë, qoftë duke lexuar, luajtur e relaksuar.
Në qendrën që planifikohet t’u shërbejë maksimalisht 70 pensionistëve, sipas drejtorit të Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, pritet të punësohen 4 deri në 6 persona të cilët do të kujdesen për ofrimin e shërbimeve për të moshuarit. Kjo qendër e llojit të parë në vend, sipas zyrtarëve komunalë, pritet të jetë e gatshme deri në fund të muajit gusht, ndërsa do të shërbejë edhe për zyrë administrative për Shoqatën e Pensionistëve.