Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit, lidhur me akuzën për korrupsion.
Aktgjykimi u shpall të premten.
Sipas gjykatësit Arben Hoti, nga provat e proceduara në shqyrtimin gjyqësor, nuk janë provuar faktet konkrete që përbëjnë elemente të kryerjes së veprës penale.
Ndryshe, në seancën e 7 prillit 2023, të akuzuarit Hoxha, Shasha, Cukaj, Mustafa dhe Osmani, ishin mbrojtur në heshtje nga akuzat për korrupsion.
Të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 1 shtator 2021.
Edhe
Ish-ministrja Dhurata Hoxha lirohet sërish nga akuzat për korrupsion
Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, akuzoheshin se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./ BetimipërDrejtësi
-
Akuza për korrupsion - Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-ministres Hoxha
-
Ish-ministrja lirohet nga akuza për financim të fushatës së saj me para të shtetit
-
Ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe tre të tjerët sërish deklarohen të pafajshëm për akuzat për korrupsion
-
Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Dhurata Hoxhës dhe tre të tjerëve