Duke komentuar nisjen e blerjeve të sistemeve raketore anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se siguria e Kosovës është më e fortë se që duket në publik.
Në një shkrim në Facebook, Mehaj ka thënë se investimi në fjalë ka nisur dy vjet e gjysmë më parë. Të enjten, SHBA-ja konfirmoi se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerje të “Javelinëve” dhe se tash nga Departamenti Amerikan kërkesa është dorëzuar në Kongres për miratim.
Ish-ministri ka vlerësuar se blerjet duhet të mbesin pa u bërë publike, ndërsa ka thënë se janë gati 300 milionë euro që janë shpenzuar në këtë drejtim.
“Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat ‘Javelin’ e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar. Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim”, ka thënë Mehaj.
Blerjen e sistemeve ushtarake, Mehaj e ka cilësuar të arritur të jashtëzakonshme për ushtrinë e Kosovës.
Edhe
“Javelin” pjesë e inventarit të FSK-së, kryhet pagesa e parë
“Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme. Një gjë dua të ia konfirmoj popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik. Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës. Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë”, ka thënë Mehaj tutje.
Ai ka publikuar edhe një fotografi që ka thënë se është nga ditët e para të parashtrimit të kërkesës për blerje të “Javelinëve”.

-
Investimi në sisteme moderne të armatimit, ndër prioritetet e 2024-s për Ministrinë e Mbrojtjes
-
Blerja e raketave “Javelin” nxit luftë meritash brenda e reagime jashtë
-
Maqedonci konfirmon: Kosovës iu pranua kërkesa për blerjen e raketave amerikane
-
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA-ja