Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Investimi në sisteme moderne të armatimit, ndër prioritetet e 2024-s për Ministrinë e Mbrojtjes

Javelin

Investimi në sistemet moderne të armatimit është ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024. Siç ka njoftuar kjo ministri në Facebook, “zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues” janë prioritetet për sivjet.

Në fund të vitit të shkuar, Kosovës iu pranua nga Departamenti Amerikan i Shtetit kërkesa për blerjen e sistemeve raketore “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarëve. E Ministria bëri të ditur se ka pasur blerje edhe nga Turqia e Gjermania dhe vende të tjera.

Në një listë prioritetesh të publikuara në Facebook nga kjo ministri të shtunën theksohet edhe ristrukturimi i Ministrisë. Është thënë se do të ketë hartim të akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera për funksionalizimin e Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes.

MM-ja ka vënë prioritet edhe hartimin e Ligjit për Komponentin Rezervë, bazuar në draftkoncept dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë.

Prioritet është edhe hartimi i strategjisë për zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes.

Edhe Ish-ministri Mehaj: Siguria jonë më e fortë se që duket Arbëri Ish-ministri Mehaj: Siguria jonë më e fortë se që duket

Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes dhe zgjerimi i infrastrukturës janë prioritete po ashtu.

Prioritet tjetër është krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.