Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Bashkë me Hasanin, në AAK kanë kaluar edhe asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist dhe Burhan Arifi, stomatolog.
“Interesimi për t’iu bashkuar vizionit të AAK-së për shtetin e fortë, është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit. Të sapoaderuarit, profesionistë të respektuar, i falënderova për besimin duke iu uruar që përvojën politike ta shfrytëzojnë më së miri në familjen e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe tërë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
-
Bajram Hasani thotë se ia dërgoi 244 anëtarë të rinj AAK-së në Gjilan
-
AAK-ja u bë vend në maja të aderuarve nga AKR-ja e Nisma
-
Gjini merr zyrtarisht drejtimin e partisë, Haradinaj: Besojmë te Gjini, AAK-ja vazhdon rrugëtimin
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
Burim Ramadani i ribashkohet listës së AAK-së