Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka lidhur arrestimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, me hetimet që janë zhvilluar ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kompanisë GEN-i dhe kryeministrin slloven Robert Golob.
Jansha ka shkruar në Twitter se arrestimi i drejtorit të KEK-ut është bërë si rezultat i gjetjeve në hetimin Berishaj – GEN-i – Golob.
“Arrestimi dhe bastisjet në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket si rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GEN-i – Golob”, ka shkruar ai në Twitter.
Prokuroria Speciale të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Martin Berishaj ishte akuzuar nga mediat sllovene për përfshirje në një skandal për shpëlarje parash, ku përmendej edhe kryeministri slloven Golob e kompania energjetike me seli në Beograd, GEN.
Edhe
Skandali financiar që implikon Berishajn, televizioni slloven hulumton për GEN-in në Ballkan
Në Kosovë, ndaj Martin Berishajt ishte ngritur kallëzim penal pasi ka përfituar së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN me seli në Serbi për periudhën 2019 e deri në prillin e vitit 2022. Këto para, siç kishte raportuar KOHA, janë transferuar në xhirollogari të kompanisë së Berishajt në një nga bankat me seli në Kosovë. Transferet janë bërë me përshkrim si pagesa për konsulencë. Ai dyshohet për shmangie të taksave.
Vetë Berishaj, në një deklarim të fundit për media kur mori pjesë në një ngjarje në Prishtinë në fillim të vitit, pati thënë se akuzat ndaj tij janë me prapavijë politike.
-
Ish-kryeministri slloven akuzon shtetin e tij se po vonohet me hetimet ku përfshihet Berishaj
-
Ambasadori Berishaj intervistohet si i dyshuar për shpëlarje parash
-
Azemi: Pushteti i doli në mbrojtje “mafisë energjetike”
-
LDK: Pushteti i doli në mbrojtje “mafisë energjetike” që bëri 100 milionë euro pazare në dëm të KEK-ut e qytetarëve