Ish-korrespodenti i Grupit Koha dhe zyrtari për informim i Komunës së Klinës, Agron Gashi, është varrosur të hënën pasdite në varrezat e fshatit Sferkë. Ai ka ndërruar jetë një ditë më parë pas komplikimeve shëndetësore.
Në fjalën lamtumire, kreu komunal i Klinës, Zenun Elezaj, e ka portretizuar Agronin si punëtor dhe kolegial. Kurse në emër të gazetarëve, Enver Maloku ka folur për kontributin e tij në sferën e gazetarisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në emër të veteranëve të luftës së UÇK-së, nënkryetari Xhavit Dauti u ka shprehur ngushëllime familjarëve, Komunës dhe kolegëve, teksa vdekjen e Agronit e ka cilësuar humbje të madhe.
Gashi një kohë ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore “Emin Duraku” në Sferkë. Më pas korrespodent i “Kohës Ditore” në periudhën 2000-2015, për të vazhduar me angazhimin e tij në detyrën e zyrtarit komunal në Klinë. Pas vetes ka lënë bashkëshorten me tre fëmijë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)