Veprime konkrete për të formuar Qeverinë e re gjatë kësaj jave ka paralajmëruar presidenti Hashim Thaçi.
Një ditë pas këtij qëndrimi, LDK-ja ka mbledhur Kryesinë e ngushtë të partisë.
Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka marrë garanci nga presidenti se do ta mandatojë LDK-në për të formuar Qeverinë.
Mustafa nuk e ka përjashtuar veten si kandidat potencial për kryeministër, duke dhënë indikacione se e dëshiron sërish këtë post, raporton KOHA.
Pas takimit dyorësh të Kryesisë, Mustafa ka theksuar se nëse LDK-ja vjen në pushtet hapi i parë i saj do të jetë heqja e reciprocitetit, ashtu siç ka kërkuar i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun, Richard Grenell.
Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së nuk është ftuar fare nënkryetarja e kësaj partie Vjosa Osmani, zëri kundërshtues brenda partisë për koalicionin me AAK-në e Nismën.
Edhe
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
Ndërkaq Memli Krasniqi nga PDK-ja thotë se nuk do ta votojnë asnjë qeveri që do të formohet pa PDK-në.
E derisa LDK-ja pret të mandatohet nga presidenti për të formuar Qeverinë, kreu i LDK-së ka pranuar se ishin pajtuar me Vetëvendosjen që të bëhet president.
-
LDK-ja shton buxhetin si temë në takimin me partitë për presidentin
-
LDK-ja thotë se kushtëzimet ulin mundësinë për marrëveshje për postin e presidentit
-
Në LDK diskutohet mundësia që PDK-së t’i ofrohet posti i presidentit dhe dy ministri
-
Mustafa paralajmëron seancën për votimin e Qeverisë Hoti, s’pret rezistencë nga VV-ja