Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca për votimin e Qeverisë së re mund të mbahet të shtunën ose të hënën.
Këtë qëndrim Mustafa e ka dhënë para se të hynte në takimin konsultativ me strukturat e partisë, raporton KOHA. Takimi po mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli kushtetues dekretin e presidentit që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.
Mustafa nuk beson se do të hasë në rezistencë nga partia në pushtet Vetëvendosje për të liruar zyrat e Qeverisë, pasi që, sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet ushtarake të Afrikës.
I pari i LDK-së ka thënë po ashtu se i kanë numrat për formim të qeverisë.
LDK-ja e Mustafës ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në e Nismën Socialdemokrate. LDK-ja kishte nisur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, që u rrëzua më 25 mars. Duke e konsideruar si refuzim mospërgjigjen nga Vetëvendosje për mandatarin e ri, presidenti Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. Dekreti i tij ishte dërguar në Kushtetuese nga Vetëvendosje, ndërsa kjo gjykatë të enjten vendosi që dekreti ishte kushtetues duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit.
-
Mustafa: Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Seanca për votimin e Qeverisë Hoti nesër në orën 11:00, LDK-ja thotë se i ka votat
-
Gati për votim “Qeveria e Dialogut”
-
Mustafa: Votat për Qeverinë Hoti janë të sigurta, së shpejti emrat e ministrave