Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. (FDA)ka vendosur që IQOS, një produkt i kompanisë së duhanit, Philip Morris International, që ngroh por nuk djeg duhanin, mund të klasifikohet si një “produkt me rrezik të modifikuar të duhanit” (MRTP) dhe që informimi i konsumatorëve për ekspozimin e zvogëluar ndaj substancave të dëmshme kur përdoret kjo pajisje, është në përputhje me promovimin e shëndetit publik.
Sipas këtij autorizimi, lejohet tregtimi I një produkti që përmban një nivel më të ulët të rrezikshmërisë ose paraqet një ekspozim relativisht të zbehtë ndaj një substance, urdhër ky që pritet të jetë më efektiv për shëndetin publik.
Përmes proçesit te aplikimit të “Produkt duhani me risk të modifikuar” FDA synon të sigurojë që informacioni i drejtuar konsumatorëve në lidhje me rrezikun e zvogëluar ose ekspozimin e zvogëluar nga përdorimi i një produkti të duhanit mbështetet nga prova shkencore dhe është i besueshëm.”- tha Mitch Zeller, JD, drejtor i FDA-së.
“Të dhënat e paraqitura nga ndërmarrja tregojnë se tregtimi i këtyre produkteve të veçanta me informacionin e autorizuar mund të ndihmojë personat e rritur që janë të varur nga duhani që të lënë pas cigaret e zakonshme, për të zvogëluar ekspozimin e tyre ndaj kimikateve të dëmshme. FDA do të monitorojë nga afër mënyrën sesi do të përdoret “IQOS” nga konsumatorët për të përcaktuar nëse këto produkte e përmbushin këtë potencial dhe nuk shkaktojnë dëme tek përdoruesit. Është e rëndësishme të theksohet se këto produkte nuk janë të sigurta për personat që nuk kanë konsmuar kurrë duhan,kështuqë njerëzit, veçanërisht të rinjtë, të cilët aktualisht nuk përdorin produkte të duhanit nuk duhet të përdorin IQOS, ose produktet tjera duhani.”
Sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS përfshin pajisjen elektronike IQOS që përmban nikotinë duke ngrohur fijet e mbushura me. FDA më herët ka autorizuar tregtimin e këtyre produkteve gjatë prillit të 2019 përmes aplikimit të duhanit PMTA.
(Artikull i sponsorizuar)
-
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
-
Industria e ushqimeve të shumëpërpunuara ndjek strategjitë e marketingut të industrisë së duhanit
-
BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë
-
Ushqimet e shumëpërpunuara duhet të trajtohen si duhani, sugjeron studimi
-
Përdorimi i cigareve elektronike jashtë kontrollit ligjor