Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IPK-ja, arenë e konfrontimeve politike - kryetemë e së dielës në “Kohën Ditore”

“Arena e konfrontimeve politike” është kryetitulli i së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor tregon se si për 12 vjet Inspektorati i Policisë ka dështuar të shkëputet nga zinxhiri policor si institucion i pavarur, si u shkatërrua nga politika, si u amnistuan zyrtarët e fuqishëm e si u bë ai vend ku “qërohen hesapet” mes grupeve te interesit.

“Inspektorati Politik i Kosovës” është shkrimi i Valbona Mehmetit për temën e së dielës.

Në intervistë, zëvendësdrejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tregon se si politika po e kontrollon Policinë nëpërmjet IPK-së.

Vendi i sfidave dhe i kujtimeve të këndshme është reportazhi i së dielës për qendrën e studentëve në kryeqytet.

Edhe Arena e konfrontimeve politike Arbëri Arena e konfrontimeve politike

Në faqet e botës vijnë shkrimet për shtetin me emrin e “gabuar” dhe shuarjen e ëndrrës kurde.

Në shtatë shkronjat e tij, regjisori Nezir Sefaj, tregon si është të “darkosh me bardin”.

Në vazhdën e fejtoneve për “Politikat Ballkanike”, këtë të diel, vjen ai për pushtimin e Jugosllavisë nga Hitleri.

Kosovarçe sjell historinë e policit që rrezikoi jetën e tij për të evituar një tragjedi.

“Regjisorja e “Ariut të kristaltë” që u inspirua nga Kosova” dhe “Gdhendësi i historisë nëpër drunjtë e Kalabrisë” janë shkrimet që zënë faqet e kulturës.

Nga Istogu, “Monument” sjell historinë dhe arkitekturën e kullës ku, ish-presidenti Ibrahim Rugova, kishte kaluar një pjesë të jetës.

Edhe “E diela me Koha Ditore” për fajdet dhe problemet rreth tyre Arbëri “E diela me Koha Ditore” për fajdet dhe problemet rreth tyre

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohet ai për 13 skuadrat e Bajram Nebihit dhe kryetarin e dy Dritave të Gjilanit.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.