Rreth 12 vjet pas themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës si institucion i pavarur nga Policia, kredibiliteti i tij është goditur nga skandalet e njëpasnjëshme.
Politika, përmes grupeve të interesit e ka ndarë në dysh këtë institucion të rëndësishëm. Në vend se IPK-ja të bëhej rregullator i Policisë se Kosovës, ky institucion është shndërruar në një vend ku “qërohen hesapet” e grupeve të interesit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndikimi politik është parë që në fazën e përzgjedhjes se menaxherëve në këtë institucion. Varësisht se kush ka udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka përcaktuar udhëheqësin e këtij institucioni, pa marrë parasysh aftësitë profesionale dhe të integritetit.
IPK-ja ka dështuar për 12 vjet që të shkëputet nga zinxhiri policor si institucion i pavarur. Në vend që të ndjekë shkelësit e ligjit brenda Policisë, ky institucion ka bërë amnistimin e zyrtarëve të fuqishëm duke thelluar më shumë krizën dhe duke rritur numrin e keqpërdorimeve që ndodhin në hallkën e parë kryesore të sigurisë dhe drejtësisë, siç është Policia e Kosovës.
Kjo, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, ka qenë qëllim i politikës që IPK-në ta shndërrojë në mjet përmes të cilit e kontrollon Policinë e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme
-
Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve, thotë Avokati i Popullit
-
Kurti: Besimi në Policinë, është dëshmi e llogaridhënies
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre
-
Kurti lavdëron IPK-në: Mandati i tij është i qartë dhe i pakompromis ku cenohet integriteti