Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Investimi 74 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave, afër zhbllokimit

KRM Pastrimi

Vitin e shkuar ndërmjet Komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, pati përplasje të mëdha, pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, lidhi kontratë edhe me kompani private, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit Komunal. Një kontratë e tillë është bërë publike edhe në fillim të këtij viti. Një prej kushteve të Bankës Gjermane Zhvillimore që të implementohet projekti milionësh është që menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet t’i besohet për 10 vjet ndërmarrjes “Pastrimi”

Elda Islami

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontraktimi i kompanive private nga Komuna e Prishtinës për mbledhjen e mbeturinave, në vitin 2025, bëri që granti prej 74 milionë eurosh për kompaninë “Pastrimi” të bllokohej.
 

Në KRM “Pastrimi”, kanë theksuar se kjo ndodhi për shkak se kushti i Bankës Zhvillimore Gjermane ishte që Komuna e Prishtinës për 10 vjet të kishte kontratë vetëm me këtë ndërmarrje. 

Përmes projektit synohej zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve të rinj, ndërtimin e objekteve operative dhe pikave të transferimit, si dhe implementimin e një sistemi softuerik për menaxhimin dhe monitorimin e proceseve.

KOHA, që nga 3 marsi, ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës dhe ka tentuar të marrë më shumë detaje për këtë çështje, por nuk ka marrë.

Nga KRM “Pastrimi” kanë thënë se aktualisht nuk ka telashe si më herët dhe se projekti ndodhet në fazën finale. 

“Projekti aktualisht ndodhet në fazën e trajtimit dhe harmonizimit të komenteve nga ekipi negociator ndërmjet dy qeverive, ku bën pjesë edhe KRM ‘Pastrimi’. Pas përmbylljes së kësaj faze, pritet që shumë shpejt të procedohet me nënshkrimin ndërqeveritar dhe kalimin në fazën e zbatimit”, thuhet në përgjigjen e KRM “Pastrimi”.

Sipas ndërmarrjes, ekziston dakordim mes palëve që implementimi i projektit të nisë sa më shpejt.

“Nga shuma prej 74 milionë eurosh, 24.1 milionë euro tashmë janë të zotuara nga KfË dhe aktualisht po finalizohen modalitetet lidhur me komentet e adresuara nga palët e përfshira. KRM ‘Pastrimi’ është në komunikim të përditshëm me përfaqësuesit e KfW-së, Ministrinë e Financave dhe Komunën e Prishtinës. Ekziston dakordim i plotë për përmbylljen sa më të shpejtë të procedurave të nevojshme, në mënyrë që projekti të finalizohet dhe të nisë implementimi pa vonesa”, thuhet në përgjigje.

Edhe nga Banka Gjermane për Zhvillim kanë deklaruar se janë në fazën përfundimtare, pra para nënshkrimit të kontratës.

Sipas përgjigjes nga ky institucion, vonesat për këtë projekt janë pasojë edhe e mungesës së institucioneve funksionale gjatë vitit 2025 në Kosovë.

“Pas përfundimit të negociatave, ne po përgatitemi për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit, pasi të plotësohen të gjitha parakushtet ligjore. Deri tani kemi pasur diskutime të mira dhe produktive, të cilat çuan në përfundimin e negociatave. Një kusht i rëndësishëm ishte kontributi vetanak i komunës. Deri më tani, nga këndvështrimi ynë nuk ka pasur pengesa të mëdha dhe komuna

nuk po e bllokon këtë projekt”, thuhet në përgjigjen e Bankës Gjermane Zhvillimore (KfW).
Ndërkohë, për vonesat e këtij projekti, asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Besart Krasniqi, ka fajësuar si komunën ashtu edhe ndërmarrjen “Pastrimi”.

“Është e vërtetë që banka gjermane KfW para disa vitesh ka shprehur gatishmëri ta ndihmojë kompaninë ‘Pastrimi’ me një shumë mbi 70 milionë euro. Është një shumë e madhe, e mirëpritur për kompaninë dhe punëtorët e saj, pasi në aspektin e mekanizmave nuk kanë kamionë të mjaftueshëm. Mendoj se për shkak të keqmenaxhimit si nga ana e ndërmarrjes ‘Pastrimi’, ashtu edhe nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Rama, kjo mbështetje financiare ende nuk po ndodh”, ka thënë Krasniqi.

Vitin e shkuar ndërmjet Komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, pati përplasje të mëdha, pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, lidhi kontratë edhe me kompani private, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit Komunal. Një kontratë e tillë është bërë publike edhe në fillim të këtij viti.