Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Investime që lidhin e afrojnë veriun me jugun e Shqipërisë

Qeveria do të vijojë mbështetjen buxhetore për të çuar përpara projektet infrastrukturore që i japin një shtysë të re zhvillimit të ekonomisë.

Sipas projektbuxhetit afatmesëm 2019-2021, që po përgatitet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të ketë një rritje të investimeve në infrastrukturë.

E gjithë logjika e investimeve është që të krijojë një damar, të krijojë një bosht lidhës në funksion të ekonomisë, në funksion të qytetarëve, veri-jug dhe produkti të jetë i prekshëm, shkruan ATSH.

Akset Thumanë-Vorë-Kashar, Kashar-Rrogozhinë, Milot-Balldren, Orikum-Dukat dhe Kardhiq-Delvinë, që janë planifikuar në këtë buxhet afatmesëm janë projekte madhorë, që do të rrisin dukshëm lidhjen e njerëzve dhe mallrave, duke përmirësuar dukshëm aksesin dhe zhvillimin e zonave turistike si në jug, ashtu edhe në jeri të vendit.

Aksi Delvinë-Kardhiq bën të mundur që zona Gjirokastër-Sarandë-Përmet, sidomos Gjirokastër-Përmet, që nuk preket njëlloj nga zhvillimi ekonomik, të integrohet në zonën turistike në një paketë të mundshme turistike për shkak të infrastrukturës që bëhet shumë e thjeshtë.

Saranda nga qyteti i Gjirokastrës bëhet 25-30 minuta, që do të thotë se çfarëdolloj oferte turistike që do të ofrojë Shqipëria në Sarandë, tani bëhet paketë së bashku me Gjirokastrën dhe bukurinë natyrore, apo ushqimin bio të Përmetit.

“Nëse i mendojmë akset një nga një, po ta shohim se çfarë jemi duke bërë me këto investime, më duhet të them që është nga ato herët e para që investimet në infrastrukturë kanë konceptin e shtyllës kurrizore, të krijimit të një aksi konektiviteti veri-jug, dhe pa devijuar nga logjika e përmirësimit të infrastrukturës drejt destinacioneve turistike”, – tha ministri i Financave dhe Ekonomisë gjatë prezantimit të projektbuxhetit afatmesëm këtë javë.

Edhe Nga Velipoja në Sarandë, investimet në akset që shkurtojnë distancat me bregdetin Arbëri Nga Velipoja në Sarandë, investimet në akset që shkurtojnë distancat me bregdetin

Ndërsa krahas fondeve të parashikuara nga buxheti i shtetit zhvillimit të infrastrukturës do t’i vijë në ndihmë edhe programi “1 miliard për rindërtim”.

Projekti i parë në kuadër të këtij programi është “Rruga e Arbrit”, për të cilën nisën punimet një javë më parë.

“Rruga e Arbrit” parashikohet të përfundohet në këtë cikël buxhetor dhe është një ndërmarrje madhore që jo vetëm siguron lidhjen e verilindjes me kryeqytetin, por dhe tregje të reja, mundësi të reja për zhvillimin ekonomik, të turizmit dhe bujqësisë si edhe lidhjen me akset rajonale ekonomike.