Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovws, do të fillojë me intervistimet e para, më 8 korrik.
Kryesuesi i këtij komisioni, Driton Selmanaj, ka thënë se Ministria e Ekonomisë, KOSTT-i dhe ZRRE-ja kanë dërguar dokumentacionet e nevojshme.
Fillimisht ai propozoi që më 4 korrik të jetë dita kur mund të ftohen të intervistuarit e parë.
Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se është në rregull të fillohet me këtë datë por, duhet të ftohen anëtarët e bordit një nga një, si dhe paraprakisht të shqyrtohen CV-të e ekspertëve të ekonomisë dhe atyre ligjorë që do të bëhen pjesë e komisionit hetimor për energjinë.
Mbledhja e komisionit nga Qeveria e Kosovës është mbajtur pa praninë e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti ka kërkuar që mbledhjet e komisionit të mbahen çdo të premte.
Selmanaj ka thënë se të premten, më 8 korrik do të zhvillohen intervistat dhe e para do të jetë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa i dyti që do të ftohet për intervistim do të jetë ministri i Financave, Hekuran Murati. /ksp
-
Murati ftohet sërish në intervistë nga Komisioni hetimor për krizën energjetike
-
Rizvanolli e Murati do të intervistohen javën e ardhshme nga Komisioni Hetimor Parlamentar
-
Komisioni hetimor për krizën energjetike shqyrton CV-të e ekspertëve
-
Paralajmërohet dinamikë e madhe gjatë hetimit për energjinë
-
Konstituohet Komisioni që nxiti debat të madh e bllokadë në Kuvend