Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Instituti Hidrometeorologjik paralajmërohen vërshime në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë që nga orët e hershme te datës 03/02/2017, kanë filluar reshje të dendura te shiut, fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore e Bjeshkëve të Nemura), të cilat kanë shkaktuar formimin e shpejtë të rrëkeve në atë zonë dhe shkaktimin e vërshimeve të shpejta.

Gjate ditës së sotme (03/02/2018), pritet intensifikim i reshjeve fillimisht në këtë zonë e pastaj edhe në viset tjera të Kosovës pritet që sasia e reshjeve të jetë e lartë në disa zona dhe deri në mesatarisht e lartë në pjesën veriore dhe lindore të vendit.

Lexo edhe: Vërshohet qendra e Deçanit

Sipas njoftimit intensiteti i reshjeve në disa zona do të jetë rreth 25-40 mm/3h, ku si pasojë pritet edhe ngritje e niveleve nëpër rrjedhat lumore dhe dalje nga shtretërit e tyre në disa segmente lumore si dhe dëme të mundshme.

Piku i niveleve më të lartë nëpër lumenj pritet të arrin sot nga ora 18 të cilët do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, kur edhe pritet që intensiteti i reshjeve të ulet deri në ndërprerje. Po ashtu në zonat e ndjeshme pritet të ketë edhe rrëshqitje te dheut.

Edhe Reshje me intensitet të lartë në Kosovë, paralajmërohen vërshime Arbëri Reshje me intensitet të lartë në Kosovë, paralajmërohen vërshime

Nivelet aktuale në lumenjtë kryesorë të vendit:

1. Drini Bardhe ne Gjonaj – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 321 cm

2. Bistrica Pejes ne Gryke – niveli ne ora 12.00 arrin ne: 135 cm

3. Lepenci ne Hanin e Elezit- niveli ne ora 12.00 arrin ne: 162 cm

4. Drini i Bardhe ne Kepuz - niveli ne ora 12.00 arrin ne : 213 cm

5. Sitnica ne Nedakoc – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 169 cm

6. Ibri ne Leposaviq- niveli ne ora 12.00 arrin ne : 180 cm

Edhe Rritet niveli i ujit në disa lumenj pas reshjeve të fundit Arbëri Rritet niveli i ujit në disa lumenj pas reshjeve të fundit

7. Morava Binçes ne Konçul – niveli ne ora 12.00 arrin ne: 294 cm

Në të gjitha vendmatjet hidrometrike tendenca e nivelit të ujërave është në ngritje.