Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet pushojnë për Ditën e Evropës, por jo edhe Ambasadat evropiane në Prishtinë

Dita e Evropës në Kosovë është festë zyrtare ku institucionet publike pushojnë. Përveç në Kosovë, 9 Maji në asnjë shtet të Evropës nuk është ditë pushimi.

Dita e Evropës është futur në kalendarin e festave shtetërore krahas festave tjera të shtetit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tërë Kosovën sot do të mbahen një varg aktivitetesh, ndërsa shkollat dhe institucionet publike janë në pushim, raporton KP.

Madje edhe institucionet shkollore private sot e kanë pushim.

Por, ditë pushimi nuk është për ambasadat e shteteve të Evropës që janë në Prishtinë.

Njëra ndër to është edhe ambasada e Zvicrës, e cila sot është duke punuar normalisht.

Para ndërtesës ku gjendet kjo ambasadë, që ndodhet në rrugën “Adrian Krasniqi”, shumë qytetarë të Kosovës edhe sot po qëndrojnë në rend për të hyrë për të aplikuar për viza.

Kjo pamje është çdo ditë para kësaj ambasade dhe ambasadave tjera në Kosovë.

Kosova ka mbetur vendimi i vetëm në Evropë që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë.

Dita e Evropës e gjen Kosovën në krizë politike në përpjekje të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi nga koalicioni qeverisës në vend. Kjo marrëveshje është kusht për Kosovën nga Bashkimi Evropian për të marrë liberalizimin e vizave.