Inspektorët komunalë të Skenderajt, në kuadër të aktivitetit të tyre, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e Komunës së Skenderajt.
Në njoftimin për media, dërguar nga zyrtarë për informim në Komunën e Skenderajt, bëhet me dije se është hasur në produkte të mishit pa deklaracion, rrjedhimisht jo të sigurta për konsumatorin.
“Përkatësisht në ‘Viva Fresh Store’, ku pastaj është konfiskuar malli dhe është bërë asgjësimi i tij. Ndërsa, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore”, thuhet në njoftimin për media.
Komuna e Skenderajt bën apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.
-
Vetëm gjatë 2019-s, u asgjësuan rreth 100 tonë mish të pasigurt
-
Gjendet sasi e konsiderueshme produktesh pa afat në disa markete në Podujevë
-
Asgjësohen 300 kg mish i prishur në Skenderaj
-
Inspektorati në Shtime asgjëson 300 kg mish të prishur nëpër markete ushqimore
-
Inspektorati i Prizrenit asgjëson mbi 500 kg mish me afat të skaduar