Inspektorati i Komunës së Shtimes gjatë ditës ka inspektuar marketet ushqimore, ndërkohë në disa prej tyre ka gjetur parregullsi dhe produkte me afat të skaduar.
Po ashtu ka hasur në 300 kilogramë të produkteve të mishit pa kushte të ruajtjes.
Sherif Sherifi, inspektor sanitar në këtë komunë ka thënë për Kohën, se që nga dita e mërkurë kanë nisur këtë aksion për t’i inspektuar produktet ushqimore.
“Gjatë aksionit në disa markete ushqimore kemi hasur në 300 kg mish të llojeve të ndryshme pa kushte të ruajtjes në aparate ftohëse e frigorifera, derisa temperatura sipas aparatit apo laserit tonë ka qenë prej 10 deri në 18 gradë Celsius. Andaj inspektorët pasi kemi konstatuar këtë gjendje kemi hartuar disa procesverbal ndaj bizneseve, ndërkaq produktet ushqimore i kemi asgjësuar në bazë të Ligjit për ushqimin, si dhe kemi iniciuar fletëparaqitje për Gjykatë në Ferizaj, në bazë të ligjit për ushqim”, ka thënë Sherifi.

-
Asgjësohen rreth 2000 kg mish pa afat
-
Konfiskohen afër 1700 kg mish në Ferizaj, s’i dihej origjina
-
AUV-i asgjësoi mbi gjysmë milioni kilogramë produkte ushqimore
-
Gjendet sasi e konsiderueshme produktesh pa afat në disa markete në Podujevë
-
Rreth 40 tonë mish u asgjësuan në tre muajt e parë këtij viti në Kosovë