Policia e Kosovës identifikoi dhe asgjësoi 300 kilogramë mish në Skenderaj, të dielën (20 mars), pasi siç bëri të ditur Komuna nëpërmjet një komunikate të hënën, ishte i prishur dhe pa dokumentin e deklarimit.
Për rastin janë ftuar edhe Drejtoria e Inspekcionit e Komunës dhe Prokuroria, derisa sasia e mishit thuhet se është asgjësuar e groposur sipas procedurave.
“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje ushqime me afat të skaduar”, ka deklaruar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
Artikuj të ngjashëm
-
Asgjësohen rreth 2000 kg mish pa afat
-
Policia konfiskon sasi të madhe mishi në Vërmicë
-
Rreth 40 tonë mish u asgjësuan në tre muajt e parë këtij viti në Kosovë
-
Konfiskohen mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar në Pejë, dy të arrestuar
-
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, pasi i gjenden mbi 200 kg mish me cilësi të dyshimtë