Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët komunalë të Mitrovicës në aksion për lirimin e hapësirave publike

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka organizuar disa aksione për largimin e shitësve ambulantë nga rrugët, sheshet dhe trotuaret e qytetit, që punonin pa leje. Aksioni do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, thuhet në një njoftim të kësaj komune.

Sipas drejtorit Ismet Syla, fillimisht janë larguar auto-mjetet lodra për fëmijë, që ishin vendosur në hapësirat e shesheve “Adem Jasharit”, “Isa Boletini” dhe ai ”Agim Hajrizi”, për të vazhduar më pas largimin e shitësve të tjerë pa leje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aksioni i inspektorëve është zhvilluar edhe në rrugën “Vëllezërit Dragaj” për largimin e shitësve të spinaqit dhe prodhimeve tjera. “Në këtë hapësirë nuk janë kushtet higjienike dhe sanitare të nivelit për shitjen e këtyre produkteve ushqimore, andaj edhe janë larguar nga aty. Po ashtu, ne do t’i largojmë edhe disa tavolina improvizuese të pa nevojshme dhe që janë pengesë për qytetarë, në Sheshin “Shemsi Ahmeti”. Do të intervenojmë me operatoret e angazhuar për largimin edhe të të gjitha mbeturinave të hedhura në atë pjesë të qytetit”, tha ai.

Drejtoria e Inspkecionit bashkë me Drejtorinë e Mjedisit dhe Kompaninë Uniteti, mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, janë duke e zhvilluar një aksion tjetër për mbulimin e deponisë së qytetit në Koshtovë, për pengimin e djegieve të mbeturinave dhe ndalimin e ndotjes së ambientit.