Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati në Prizren rrëzon një objekt pa leje

Foto: Komuna e Prizrenit / Facebook

Drejtoria e Inspektorateve e Komunës së Prizrenit, përmes një njoftimi sot ka intervenuar në një objekt afarist pa leje ndërtimore, me etazhitet P+0, i cili gjendej në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, transmeton Koha.net.

Sipas Komunës, rrënimi i objektit është realizuar si pasojë e vazhdimit të punimeve për ndërtim nga ana e investitorit, pavarësisht urdhrave të Inspektoratit për ndalimin e tyre.

Gjithashtu, sipas njoftimit, investitori përveçse nuk ka pasur leje ndërtimore, ka bërë edhe uzurpim të pronës shoqërore me ndërtim të objektit në ngastrën kadastrale 11053-2.