Dy ankesa të deponuara, njëra në muajin maj e tjetra në korrik në Inspektoratin e Arsimit nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) kanë bërë që ndaj UP-së të përgatitet padi, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo pasi që, siç mëson gazeta, zyrtarë të Rektoratit të UP-së nuk kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me Inspektoratin rreth trajtimit të këtyre ankesave, ndërkaq afati ligjor për trajtim të tyre ka kaluar.
Ankesat lidheshin me zgjedhjen e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës në konkursin e fundit, ndërsa padia është iniciuar nga Inspektorati i Arsimit. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
https://online.koha.net/?id=22
-
Sipas ORCA-s, UP-ja do të paditet për shmangie të transparencës
-
Inspektorati i Arsimit ende pa përgjigje ndaj ankesave për avancime pa kritere në UP
-
Rezulton proceduralisht i jashtëligjshëm konkursi i UP-së për staf akademik
-
ORCA: Sasia e cilësia e kandidatëve për rektor, dëshmi se nuk ka besim në proces
-
Sahiti: Këshilli Drejtues i UP-së lë shumë për të dëshiruar, po përgatit shkarkimin tim