Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas ORCA-s, UP-ja do të paditet për shmangie të transparencës

Foto: Koha / ilustrim

Prishtinë, 23 gusht – ORCA gjatë muajve maj dhe korrik ka proceduar në Inspektoratin e Arsimit në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dy ankesa lidhur me zgjedhjen e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës nga konkursi i fundit, rikujton ajo përmes një komunikate për opionin.

Në muajin maj ORCA ka parashtruar ankesën lidhur me 11 raste të “rizgjedhjes” së profesorëve në pozitat e caktuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në muajin korrik, ORCA po ashtu parashtroi ankesën e dytë me 24 emra të tjerë me të njëjtin kontest, sikurse në ankesën e parë, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit për media, ORCA ka argumentuar në të dy ankesat se zgjedhja e 35 profesorëve në pozitat të cilat ata i kanë pasur përbën shkelje të Statutit të UP-së dhe Ligjit për Arsimin e Lartë, pasi për ta është marrë vendim për “rizgjedhje”, kategori e cila nuk gjendet as në Statutin e UP-së e as në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Sot, ORCA është njoftuar nga Inspektorati i Arsimit se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka nisur procedurat formale për paditjen e Universitetit të Prishtinës dhe personave përgjegjës të tij pas refuzimit për të kryer obligimin ligjor të bashkëpunimit me Inspektoratin e Arsimit lidhur me rastet e iniciuara nga ORCA.

Në shkresën e MAShT drejtuar Gjykatës Themelore, ndër të tjera konstatohet se “përkundër kërkesës ligjore përfaqësuesit e UP-së nuk kanë ofruar dokumentacionin e kërkuar pa dhënë asnjë shpjegim”. Në të njëjtën shkresë precizohet se sekretari i UP-së, zt. Esat Kelmendi, është njoftuar edhe “fizikisht me lëndën duke i ripërsëritur kërkesën për inspektim të organizatës ORCA, për të cilën ankesë Kelmendi tha se brenda afatit ligjor do t’i japim një përgjigje e në fakt nuk u dha edhe pas tejkalimit të afatit ligjor për shqyrtimin e ankesave”.

Kjo organizatë shpreh indinjatën e thellë ndaj Universitetit të Prishtinës, rektorit zt. Marjan Dema dhe sekretarit zt. Esat Kelmendi për neglizhencën e treguar dhe pret që brenda muajit të marrë sqarim me shkrim për këtë sjellje joserioze institucionale.

ORCA shpreson që kjo shpërfillje nuk përbën një rast personalizimi ngase një praktikë e tillë nuk është ndjekur nga UP në rastet e tjera të drejtuara nga Inspektorati i Arsimit.

Kjo organizatë zotohet që të drejtat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi t’i realizojë me të gjitha format demokratike, pa përjashtim.

Image