Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati i Arsimit ende pa përgjigje ndaj ankesave për avancime pa kritere në UP

Ende nuk ka një përgjigje të Inspektoratit të Arsimit, mekanizëm që funksionon brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndaj ankesave të shoqërisë civile rreth avancimeve pa kritere në Universitetin e Prishtinës.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në maj dhe korrik të këtij viti ka deponuar dy ankesa në këtë inspektorat rreth avancimit pa kritere të disa profesorëve në Universitetin e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i kësaj organizate, Rron Gjinovci, thotë se edhe pse kanë kaluar afatet ligjore për shqyrtimin, ende nuk ka një qëndrim zyrtar të Inspektoratit rreth kësaj çështjeje.

“Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Inspektorati i Arsimit. Sipas Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Inspektimit, lënda duhet të shqyrtohet në afat prej jo më larg se 1 muaj nga data e parashtrimit të ankesës. Ne e kemi dorëzuar ankesën në muajin maj”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.