Inspektorët komunalë të Podujevës u kanë dhënë vërejtje 20 bizneseve për shkak të mosvendosjes së flamujve të origjinës dhe produkteve me afat të skaduar. Sipas një njoftimi të Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe informim të Komunës së Podujevës, malli me afat të skaduar është asgjësuar.
"Drejtoria e Inspeksionit nga data 9 nëntor deri më 21 nëntor ka zhvilluar kontrolle në 39 markete të mëdha e të mesme në Komunën e Podujevës, ku gjatë këtyre kontrolleve janë monitoruar se a përputhen çmimet e ekspozuara me çmimet në arkë, afatin e skadencës së produkteve dhe mosvendosjen e flamujve të origjinës së produkteve", thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit "gjatë kontrolleve inspektorati komunal i tregut ka shqiptuar mbi 20 vërejtje për marketet për mosvendosjen e flamujve të origjinës së produktit dhe ka hasur në 9 markete produkte me afakt të skaduar, ku edhe është bërë asgjësimi i këtyre produkteve".
Zyrtarët komunalë kanë thënë se bazuar në kompetencat e saj Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të rregullta, me qëllim te ruajtjes së konsumatorit nga manipulimet me çmime dhe nga produktet me afat të skaduar.
-
Gjendet sasi e konsiderueshme produktesh pa afat në disa markete në Podujevë
-
Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar
-
Një biznes në Podujevë gjobitet me dy mijë euro për mashtrim të konsumatorëve
-
AUV-i gjen produkte ushqimore me afat të skaduar në Prishtinë, inicion rastin
-
Inspektorati evidenton parregullësi në disa biznese në Podujevë