Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka iniciuar shkarkimin e Driton Muharremit, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që është dëgjuar në përgjimet e publikuar së fundmi.
Anëtari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi, deklaroi në një konferencë për media se Muharemi ka shkelur rëndë detyrën zyrtare dhe ka cenuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“Ai do duhej të jepte dorëheqje vetë, por meqë s’kemi parë veprime të tilla nga z.Muharremi, sot kemi iniciuar procedurën e shkarkimit të tij. Konsiderojmë se z.Muharremi ka cenuar rëndë sistemin e drejtësisë. Një person me imazh të tillë s’mund të qëndrojë si anëtar i KGJK-së. Në mbrojtje të pavarësisë dhe paanësisë, duke u dërguar mesazh qytetarëve se sistemi i drejtësisë s’mund të cenohet nga veprime dhe persona të tillë, kemi marrë vendim për shkarkimin e tij”, ka thënë ai.
Në audio-incizimet e publikuar ditë më parë, Driton Muharremi dëgjohet duke biseduar me një person që i ishte konfiskuar vetura, dhe në këtë rast, i njëjti kishte kërkuar nga gjyqtari Muharremi të intervenojë për t'ia liruar veturën.
-
Supremja refuzon ankesën e gjyqtarit Driton Muharremaj lidhur me degradimin në pozitë
-
Skandali me përgjimet, KGJK-ja themelon komision për shqyrtimin e përgjegjësisë
-
Përplasje në KGJK për dorëheqjet e serbëve
-
Tre anëtarë lëshojnë sallën, dështon mbledhja e KGJK-së
-
BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë