Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje.
Dhunuesi i 15-vjeçares ishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, ndërsa me këtë dënim ishte pajtuar edhe prokurorja e rastit, Lirije Morina.
“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale PP.nr.68/12, për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 3 i KPK-së, se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës, konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores, e cila ka përfaqësuar këtë lëndë”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Pejë.
-
Prokuroria nis procedurat për gjetjen e shkeljeve në rastin e dhunimit të 15-vjeçares
-
Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture
-
Gjyqtarja që dënoi butë dhunuesin e të miturës para përgjegjësisë disiplinore
-
Kryeprokurori urdhëron të rishqyrtohet rasti i 15-vjeçares në Pejë
-
Themelorja në Pejë mbushet me mbishkrime pas dënimit me 8 muaj burgim dhunuesit të të miturës