Ka marrë start hartimi i një politike të re ndëshkimore ndaj zyrtarëve të lartë publikë që fshehin pasurinë dhe prejardhjen e këtij kapitali, pastaj dhuratat, ose edhe konfliktin e interesit.
Për llogari të saj, synohet të fuqizohet Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) dhe të pajiset edhe me kompetenca hetimi, shkruan sot Koha Ditore.
E dhëna është theksuar në një draft të një koncept-dokumenti që rekomandon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për AKK-në dhe Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, por edhe të dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.
Aktualisht, pjesa më e madhe e punës së AKK-së bazohet dhe funksionon përmes monitorimit dhe sistemit të raportimit që ende nuk është i zhvilluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Hedhet shorti për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë
-
Rreth 600 zyrtarë publik e kanë bërë deklarimin e pasurisë deri më tani
-
AKK-ja nesër hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
-
Me ligjin antimafia, zyrtarëve do t’u konfiskohet pasuria e pajustifikueshme mbi 5 mijë euro
-
Mbi 40 zyrtarë të lartë të akuzuar për mosdeklarim të pasurisë