Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), sot organizon ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.
Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore. Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publikë aty ku ka mos përputhje konform ligjit.
Ceremonia e hedhjes së shortit do të hedhet në zyrat e AKK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
AKK-ja nesër hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
-
Çdo të pestit zyrtar të lartë do t’i bëhet kontroll i plotë i pasurisë
-
Nesër hidhet shorti për kontrollin e pasurisë për 20 % të zyrtarëve
-
Kurtit e Konjufcës do t’u kontrollohet pasuria
-
954 zyrtarë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë, në listë edhe Osmani e Kurti