Fillim të fundit të zhvatjes e ka cilësuar kryeministri Albin Kurti, miratimin që sot kabineti qeveritar i bëri nismës legjislative për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Automjete, e që parasheh heqjen e homologimit.
Në mbledhjen e 14-të të Qeverisë, të mbajtur të premten, kjo ishte pika e parë që mori miratimin e kabinetit qeveritar. Nisma, sipas Qeverisë, parasheh ndryshimin e një neni për heqjen e detyrimit për homologim për mjetet rrugore të reja që kanë certifikatë të konformitetit.
“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L - 132 për Automjete”, ka thënë ai në një postim në Facebook të premten në mbrëmje.
-
Hyseni: Ligji i ri për automjetet do të eliminojë mundësinë e dërgimit të Kosovës në Arbitrazh
-
Bëhet hapi i parë për heqjen e homologimit
-
Si u prit vendimi për lehtësimin e zbatimit të Ligjit për të Huajt
-
Kurti takon ambasadorët për nisjen e zbatimit të Ligjit të Automjeteve për të Huajt
-
Kurti: Qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë