Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inaugurohet Qendra me Bazë në Komunitet në Zhegër

Gjilan, 4 nëntor - Është inauguruar Qendra me Bazë në Komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër, në kuadër të Projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme”.

Drejtoria e Arsimit në kuadër të bashkëpunimit me organizatën ‘Save the Children International’, përmes këtij projekti mëton të kontribuojë në arritjen e synimit që fëmijët e moshës 3-5 vjeç, të gëzojnë të drejtën e tyre për zhvillimin holistik, duke u mundësuar fëmijëve që të rriten me potencialin e tyre të plotë.

Artikuj të ngjashëm