Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar që qytetarët të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër COVID-19.
Ditët e fundit ka pasur rritje të lehtë të rasteve pozitive. Megjithëse IKSHPK-ja ka thënë se situata është e qetë dhe stabile, ka apeluar për kujdes në zbatimin e masave preventive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, akoma po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja ka ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.
Pas disa ditëve me raste në vlera njëshifrore, në dy ditët e fundit është shënuar rritje e lehtë me 15 raste të reja të mërkurën dhe 17 të enjten.