Gjatë tërë ditës së mërkurë në Kosovë ka pasur reshje shiu, madje në disa qytete edhe breshër.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në pjesën më të madhe të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pika më e hershme e parashikuar: e mërkure, 05 gusht 2020 - 12:00. Duke treguar një probabilitet mesatar deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
IHMK-ja tutje thekson se reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.
“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehtë të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, përfundon njoftimi.