Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ideja e korrigjimit të kufijve i shqetëson shqiptarët e Zubin Potokut, s’duan të jetojnë në Serbi

Mbi tabelën ku tregohet rruga për në fshatin Çabër të Zubin Potokut, është i vendosur një flamur i Serbisë.

Por, brenda në fshat, qëndrojnë dhjetëra flamuj të Republikës së Kosovës, të vendosur me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Fshati me rreth 1500 banorë shqiptarë, por i rrethuar me vendbanime serbe të kësaj komune, është ndërtuar nga pika 0, pasi ishte krejtësisht i shkatërruar në luftë dhe tani ka një infrastrukturë të qëndrueshme, raporton KTV.

Por, vendosmëria e familjeve si ajo Rama, që për breza kishin qenë të përndjekur nga pushteti serb, ka bërë që të rikthejnë jetën në këtë fshat.

Sherif Rama, jurist i pensionuar dhe aktivist i të drejtave të njeriut, e pranon se janë të shqetësuar nga ideja e korrigjimit të kufijve.

Edhe Ideja e korrigjimit të kufijve i shqetëson shqiptarët e Zubin Potokut, s’duan të jetojnë në Serbi Video Ideja e korrigjimit të kufijve i shqetëson shqiptarët e Zubin Potokut, s’duan të jetojnë në Serbi
Image

“Nuk po dijmë ku ka me na qit hesapi me qito diskutime rreth kufijve, ...kjo osht pak brengosëse”, ka thënë Rama.

Shkëmbimi i tri komunave të Luginës së Preshevës me tri të veriut të Kosovës, për Ramën, është i papranueshëm.

“Na luginën e preshevës e dojmë, na takon me kon e jona, por vec për Leshakun, e jo për tri komunat veriore që s’kanë qenë kurrë të serbisë”, ka thënë Rama.

Rama rikujton se pas luftës, sikur ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, dhjetëra shtëpi shqiptarësh janë uzurpuar edhe në vendbanimet Varragë, përreth Liqenit të Ujmanit e në Zupq.

Kundër opsionit që fshati Çabër dhe Zubin Potoku të përfundojnë nën Serbi, shprehet edhe Sefer Veseli, që është edhe nënkryetar i Kuvendit Komunal të kësaj komune.

“Nuk ka njeri që su rreh ktu prej policisë serbe e që su marr në biseda informtive, kshtu që kurrqysh nuk pranoj me qenë nën Serbi”, ka thënë Veseli

Edhe Shqiptarët e Çabrës së Zubin Potokut nuk e përjashtojnë luftën në rast të shkëmbimit të territoreve Arbëri Shqiptarët e Çabrës së Zubin Potokut nuk e përjashtojnë luftën në rast të shkëmbimit të territoreve

Vendbanimet serbe që rrethojnë fshatin Çabër, shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes mediale, shkaku i barrikadave që vendoseshin në rrugë, në veçanti në vitin 2011.

Megjithatë, për kosovarët, njihet incidenti i marsit të vitit 2004, ku kishin humbur jetën 3 të mitur, që kishte rezultuar me një valë trazirash në mbarë vendin.