Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ibrahimi: Në takimin me Kurtin s’dëgjuam zë sa i përket themelimit të grantit të katërt

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se as në takimin që e kanë zhvilluar të hënën me kryeministrin Albin Kurti dhe disa ministra të Qeverisë, nuk kanë dëgjuar ndonjë zë sa i përket themelimit të grantit të katërt qeveritar, i cili do t’u jepte komunave autonomi për investime kapitale.

Themelimi i këtij granti ka qenë një nga premtimet e partisë në pushtet gjatë zgjedhjeve.

Ibrahimi në një intervistë ne emisionin “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se granti i katërt është me rendësi jetike për komunat.

“Janë mbi 100 milion euro të cilat niveli qendror i investon nëpër komuna, mirëpo shkojnë nëpër sitën e nivelit qendror, ne kukojmë që këto mjete të barten në nivel lokal pa shkuar nëpër filtrat e nivelit qendror”, është shprehur Ibrahimi, duke thënë se aktualisht ky grant ndahet nëpërmjet ministrive të linjës.

“Për shembull nëse kërkohet të ndërtohet një objekt shkollor, këto mjete shkojnë në Ministri të Arsimit dhe pastaj shpërndahen nëpër komuna, ne kemi kërkuar që këto mjete të ndahen bazuar në numrin e banorëve dhe të sipërfaqes së komunave”, është shprehur Ibrahimi, duke shtuar se kryetarët e komunave në disa raste kanë aluduar që këto mjete janë shpërndarë bazuar në kritere politike e etnike.

Kjo sipas tij do të ndryshonte nëse do të themelohej ky grant.

Edhe pse ka thënë se për këtë grant nuk është diskutuar të hënën në takimin të cilin e kanë zhvilluar të hënën me kryeministrin Kurti dhe disa ministra të Qeverisë, Sipas Ibrahimit ky ka qenë njëri nga takimet më konstruktive që kanë mbajtur që nga viti i kaluar.

Edhe Ibrahimi: Komunat të shqetësuara me tendencën e nivelit qendror për ndërhyrje në nivelin lokal Arbëri Ibrahimi: Komunat të shqetësuara me tendencën e nivelit qendror për ndërhyrje në nivelin lokal

Ibrahimi ka thënë se në të kaluarën kur kanë parashtruar kërkesat e tyre, në shumicën e rasteve ato nuk janë përkrahur nga niveli qendror.

Por ka theksuar se ndryshe ka qenë në takimin e së hënës. “Në këtë takim është parë që tri nga 7 kërkesat të cilat i kemi paraqitur më herët janë plotësuar dhe të tjerat janë në vazhdën e plotësimit”, është shprehur Ibrahimi, duke thënë se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

ka thënë se moskoordinimi i nivelit qendror me nivelin lokal është, komunave u kanë sjellë shumë probleme.