Avokati i Popullit vlerëson se Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) kanë dështuar që të parandalojnë hyrjen e personave të paautorizuar në deponinë e mbeturinave në Velekincë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Raporti i Avokatit të Popullit konstaton se personat e rritur dhe fëmijët po depërtojnë brenda deponisë, të cilët në kërkim të hekurishteve dhe materialeve të plastikës po i ekspozohen rrezikut.
Vjet, një person i moshës 23-vjeçare, i cili në mënyrë të paautorizuar ka depërtuar në deponi, në mënyrë aksidentale ishte shtypur nga një ekskavator.
Raporti thekson se përfaqësuesi i Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) ka hasur në 12 fëmijë brenda deponisë, të cilët selektonin mbeturinat dhe të njëjtët i tregtonin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)